Zhvillohet workshop për zhvillimin e produktit në kuadër të Triple City Startup Incubator, ku morën pjesë ekipi i startup-it Triple CitrusCoconut dhe mentorë nga ADRIAPOL. Sesioni u fokusua në zhvillimin e mëtejshëm të konceptit të platformës digjitale për shëndet dhe mirëqenie, me diskutime të përqendruara te nevojat e përdoruesve, trendet në shëndetin digjital dhe funksionalitetet e mundshme të platformës që synojnë të mbështesin gratë gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes.
CitrusCoconut po zhvillon një platformë digjitale që synon të ndërthurë mirëqenien fizike, mbështetjen për shëndetin mendor dhe aksesin në udhëzime nga ekspertë brenda një mjedisi të vetëm të dedikuar për nevojat e grave gjatë shtatzënisë dhe rikuperimit pas lindjes.
Workshop-i përfundoi me diskutime mbi hapat e ardhshëm për zhvillimin e platformës dhe planifikimin e fazave të ardhshme të produktit.



