• Follow Us:

PLATFORMA E VIA DINARICA

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on PLATFORMA E VIA DINARICA

Në mjediset e Shluj “Universiteti Marin Barleti”, u zhvillua ditën e premte, më 13 shtator 2019, takimi me temë: “Platforma e Via Dinarica, zgjerimi, fuqizimi dhe rajonalizimi i saj në gjashtë ekonomi të Ballkanit”.  Gjatë këtij takimi u fol gjerësisht në lidhje me rajonet turistike të cilat në menyrë të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm, preken nga kjo platformë, dhe mënyrat më efektive për përmirësimin dhe zhvillimin e tyre.

Qëllimi i këtij takimi, veç të tjerash, ishte prezantimi i Institutit Adriapol dhe angazhimi strategjik nga ana e tij për të përmbushur kriteret e kandidimit si zyrë drejtuese kombëtare në lidhje me Via Dinarica.

Drejtues të tryezës së rrumbullakët ishin Madlina Puka, eksperte e turizmit të aventurës RCC, Artan Shyti, zv. rektor i Universitetit Marin Barleti, Gertjon Cobo, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit, znj. Sindi Omari, Departamenti i projekteve, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Esmeralda Hasani, drejtuese e Adriapol Institute. Gjithashtu pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues e drejtues të agjencive turistike të cilët sollën idete dhe sygjerimet e tyre në lidhje me shfrytezimin në menyrë efiçente  të këtyre zonave.

Objektivi kryesor i programit të Via Dinarica është krijimi dhe përmirësimi i lidhjeve ndërmjet qyteteve dhe zonave rurale; rritja e vetëdijes mbi rëndësine e mbrojtjes së natyrës për praktika të biznesit; krijimi i një oferte të qëndrueshme turistike e bazuar në bukuritë natyrore, produkte tradicionale dhe trashëgiminë kulturore; lidhja e palëve të interesuara në rajon  me qëllim zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.

  • Share This: