• Follow Us:

Krijohet Startup Academy në UMB

  • By udmdra@UB
  • News & Evenets
  • Comments Off on Krijohet Startup Academy në UMB
Më 18 tetor 2019, Barleti Hub hapi siparin e aktiviteteve të tij ekstrakurrikulare.
Aktiviteti i parë shënoi edhe krijimin e Startup Academy në UMB. Startup Academy është vendi ku të rinjtë e apasionuar drejt sipërmarrjes do të gjejnë partnerë biznesi, do të zhvillohen e mentorohen, dhe do të kenë mundësinë të çojnë idetë e tyre të biznesit drejt konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare ku mund të takohen me investitore / ëngjëj biznesi, të krijojnë një rrjet të tyrin, etj.
Ndër të tjera, gjatë këtij takimi të parë, të gjithë të pranishmëve iu prezantuan hapësirat fizike ku ata mund të punojnë për bizneset e tyre të reja, dhe njëkohësisht iu prezantuan edhe nismat si Betapitch Tirana, Creative Business Cup Albania dhe Agro Challenge Albania, të mbështetura nga AMSHC dhe në të cilat ata do të mund të konkurrojnë.
  • Share This: