• Follow Us:

TRAJNIMI ME TEMË “NJERËZ INOVATOR DHE NETWORKING’’

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on TRAJNIMI ME TEMË “NJERËZ INOVATOR DHE NETWORKING’’

Në kuadër të projektit Innovation HUB – financuar nga Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti zhvilloi më datë 7 Korrik 2016,  ora 10:00 trajnimin me temë “Njerëz Inovator dhe Networking “.

Trajnimi u zhvillua nga Znj. Landa Grembi- Eksperte në Menaxhim Biznesi dhe Teknologji, prane Godinës së Inovacionit.

Qëllimi i takimit

Qëllimi i aktivitetit ishte të orientojë të rinjtë dhe individët me ide novatore në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, si për tregje dhe konsumatorë ekzistues edhe për mundësi të reja.

Objektivat

• Cfarë nënkupton industria e Telekomunikacionit sot, me termin “Inovacion”?
• Si krijohet dhe zhvillohet një ide inovatore?
• Cfarë i nevojitet një ideje inovatore për të patur sukses?
• Cila është qasja e duhur  ndaj një ideje apo individi innovator?
• Cilat janë kriteret për vlerësimin e përshtatshmërisë së ideve inovatore në      industrinë e telekomunikacionit?

Rezultatet

Tematika e trajtuar ishte shume relevante per te rinjte sipërmarrës e cila shërbeu si network, mbështetje për të zhvilluar kontaktet dhe burimet e tyre. U propozua një process i strukturuar për zhvillimin e ideve novatore. U informuan te rinjtë për programet që Telekom Albania zhvillon për te mbështetur të rinjtë sipërmarrës dhe inovator. Aktiviteti i shërbeu audiences si formë keshillimi dhe mentorimi jo vetëm për idete dhe projektet e tyre por edhe në projektimin e karrieres së tyre.

  • Share This: