• Follow Us:

QENDRA E INOVACIONIT – INNOVATION HUB NË UMB!

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on QENDRA E INOVACIONIT – INNOVATION HUB NË UMB!

Sot më datë 13 Maj 2016 ne oren 10:30, prane Universitetit Marin Barleti u zhvillua prezantimi i aktivitetit “Qendra e Inovacionit”, projekt i financuar nga Programi Italo-Shqiptar I Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA),fituar nga Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, me partner Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti(BIRD) dhe Partners Albania.

Ky prezantim u ndoq nga studentë te fakultetit te informatikes, shkecave politike dhe drejtësisë.

Prezantimi konsistoi në promovimin e Qendrës së Inovacionit e cila do të shërbejë si katalizator për të gjithë startup-et ku teknologjitë e të cilave burojnë nga njerëz inovativ në Shqipëri.

Prezantimi u mbajt nga një panel prej 3 personash:
Iva Halilaj – Pedagoge Departamenti i Teknologjive të Informacionit
Erlis Hasa- Drejtues i projekteve ICT në Institutin Adriapol
Enis Hasimi- Kordinator Projekti Qendra e Inovacionit

Gjatë prezantimit u vu re se kishte një interes të lartë të studentëve.

  • Share This: