• Follow Us:

Projekti STEAM: “Prezantimi i ideve të biznesit nga të rinjtë”

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on Projekti STEAM: “Prezantimi i ideve të biznesit nga të rinjtë”

Në kuadër të projektit “Edukimi i të rinjve si dhe ndërtimi i karrierës së tyre përmes modelit “STEAM”, që zbatohet nga Instituti Adriapol – Smart and Creative Development dhe i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit. Ky aktivitet u udhëhoq nga vetë të rinjtë, të cilët prezantuan idetë e tyre të para të biznesit para një audience lokale.

Në organizim morën pjesë nxënës nga shkollat Gjergj Canco, Herman Gmeiner, Kristaq Rama, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Meridian +, si dhe të rinj të tjerë nga komuniteti lokal. Idetë e tyre u fokusuan në ide inovative për zgjidhje të reja në fusha të ndryshme, duke krijuar një mjedis frytdhënës për shkëmbimin e mendimeve dhe bashkëpunimin.

Aktiviteti përfaqësonte kulmin e përpjekjeve të projektit për të pajisur të rinjtë me njohuri praktike dhe aftësi që ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në tregun e punës.

Qëllimi kryesor ishte të frymëzonte të rinjtë për të marrë iniciativa të reja për vetë-punësim dhe të krijonte ura lidhëse mes tyre dhe aktorëve të ndryshëm në botën e biznesit. Prezantimi i ideve ishte një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të kompetencave të tyre në fusha si shkenca, teknologjia, inxhinieria, artet dhe matematika (STEAM), duke ndihmuar kështu në krijimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme.

  • Share This: