• Follow Us:

Pitching, Korçë

  • By Xhiljola Abdihoxha
  • Comments Off on Pitching, Korçë
Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ mbështet Shqipërinë duke përmirësuar kapacitetin dhe performancën e të rinjve në fushën e sipërmarrjes që lidhet me bujqësinë, nëpërmjet projektit SDRAlbania implementuar nga Instituti ADRIAPOL.
Në kuadër të “Agro Challenge 2020” u zhvillua më datë 26 shkurt 2020, në ambientet e Bashkisë Korçë, aktiviteti i dytë i këtij projekti. Aktiviteti ishte konkursi i ideve të biznesit në qytetin e Korçës, ku rreth 10 startup-e patën mundësi të prezantonin idetë e tyre të biznesit përpara jurisë.
Vetëm 5 prej këtyre startup-eve do të jenë pjesë e bootcamp-it të radhës që parashikohet të zhvillohet në vijim.
  • Share This: