• Follow Us:

Nis Projekti “STEAM” për Edukimin dhe Ndërtimin e Karrierës së të Rinjve

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on Nis Projekti “STEAM” për Edukimin dhe Ndërtimin e Karrierës së të Rinjve

Një projekt i ri dhe ambicioz për edukimin e të rinjve dhe ndërtimin e karrierës së tyre përmes modelit “STEAM” ka nisur zyrtarisht. Ky projekt synon të përhapë kulturën e edukimit dhe formimit profesional tek të rinjtë gjimnazistë të moshës 16-18 vjeç, duke përqendruar vëmendjen tek zhvillimi i njohurive dhe aftësive të tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri, arte dhe matematikë (STEAM).

Projekti zbatohet nga Instituti Adriapol – Smart and Creative Development, me financimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC). Duke zbatuar këtë model, projekti synon t’i përgatisë të rinjtë për sfidat e mëtejshme akademike dhe profesionale, si dhe t’i integrojë ata në tregun e punës. Përmes këtij programi, që përfshin rritjen e kapaciteteve, fuqizimin e të rinjve dhe prezantimin e tyre me mundësi reale për jetëzimin e ideve të biznesit, projekti synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë e pesë gjimnazeve pilot, duke i pajisur ata me kompetenca ekuivalente me të rinjtë ndërkombëtarë.

Ky projekt synon të kontribuojë në zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme. Përmes këtij angazhimi, të rinjtë do të kenë mundësinë të eksplorojnë dhe zhvillojnë pasionet e tyre në një mjedis mbështetës dhe inkurajues.

  • Share This: