• Follow Us:

MEETUP4STARTUP

U zhvillua sot aktiviteti i parë i projektit Meetup and Startup, një bashkēpunim i Institutit Adriapol dhe AMSHC.

Gjatë këtij aktiviteti, sipërmarrës të rinj nga e gjithë Shqipëria u njohën me mundësitë e shumta për të aksesuar tregjet ndërkombëtare, siç janë dy konkurset vjetore ndërkombëtare: Betapitch Tirana dhe Agrochallenge Albania.

Midis shumë diskutimesh rreth sfidave dhe mundësive që sipërmarrësit hasin, gjatë këtij  takimi u prezantua edhe çelja e aplikimeve dhe data e konkursit Betapitch Tirana, e cila do të mbahet më 31 tetor 2019.

  • Share This: