• Follow Us:

Mbyllet me Sukses “Akademia STEAM”, një Hap i Rëndësishëm në Fuqizimin Profesional të të Rinjve

  • By udmdra@UB
  • News & Events
  • Comments Off on Mbyllet me Sukses “Akademia STEAM”, një Hap i Rëndësishëm në Fuqizimin Profesional të të Rinjve

Një iniciativë e re dhe ambicioze në edukimin e të rinjve të moshës 16-18 vjeç në fushën STEAM ka përfunduar me sukses në pesë gjimnaze të Tiranës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të reja në shkencë, teknologji, inxhinieri, arte dhe matematikë. Projekti “Edukimi i të rinjve si dhe ndërtimi i karrierës së tyre përmes modelit “STEAM”, që zbatohet nga Instituti Adriapol me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), synon t’i përgatisë të rinjtë për sfidat e mëtejshme akademike dhe profesionale, duke i afruar ata më pranë kërkesave të tregut të punës.

Pjesëmarrës në këtë edicion të Akademisë STEAM ishin nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve Gjergj Canco, Herman Gmeiner, Kristaq Rama, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Meridian +. Përmes katër moduleve trajnimi – që përfshinin studimin e tregut dhe analizën e grupit të synuar, zhvillimin e dizajnit dhe të modeleve të biznesit, ndërtimin e aplikacioneve pa kodim, dhe prezantimin efektiv të ideve – të rinjtë patën mundësinë të eksplorojnë ide dhe të zhvillojnë aftësi konkrete.

Ky projekt, përmes një përqasjeje gjithëpërfshirëse, synon të kontribuojë në zhvillimin profesional të të rinjve të përzgjedhur dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme të suksesshme.

  • Share This: