• Follow Us:

Lançohet projekti ‘Krijimi i një rrjeti rajonal të guidave professional të Turizmit të Aventurës: Aventura përgjatë Via Dinarica’

  • By Xhiljola Abdihoxha
  • News & Evenets
  • Comments Off on Lançohet projekti ‘Krijimi i një rrjeti rajonal të guidave professional të Turizmit të Aventurës: Aventura përgjatë Via Dinarica’

Instituti Barleti për Kërkim dhe Zhvillim (BIRD) ka organizuar në datat 5 dhe 6 Dhjetor takimin lançues dhe trajnimin e trajnerëve në kuadër të projektit Adventure along Via Dinarica. Instituti Adriapol, si organizate kombetare mbikqyri kete aktivitet. Ky projekt mbështet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), në kuadër të projektit për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit. Takimi lançues i organizuar nga BIRD mblodhi së bashku partnerët e projektit, organizata Terra Dinarica në Bosnë & Hercegovinë, organizata World Serbia, Serbi si edhe aktorë të rëndësishëm të fushës së turzimit në Shqipëri, si Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe agjenci turistike të ndryshme.

Gjatë fjalës përshëndetëse Prof. Dr. Suzana Guxholli, Zëvendës Rektore pranë ShLUJ Marin Barleti theksoi rëndësinë e projekteve të tilla për zhvillimin e turizmit, bashkëpunimin trans-nacional si edhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme për bashkëpunime në të ardhmen. Dita e dytë e takimit ju dedikua Trajnimit të Trajnerëve mbi Menaxhimin e Riskut. Gjatë trajnimit u zhvilluan dhe demostrime praktike mbi parapërgatitjet bazë, pajisjet e duhura, menaxhimin e riskut sipas stinëve dhe niveleve të vështirësisë së terrenit, etj Projekti parashikon një sërë trajnimesh për guidat profesionistë dhe trajnerët e ardhshëm në vendet respektive, si edhe publikimin e një dokumenti politikash mbi situatën aktuale, kuadrin ligjor dhe rekomandime, në të tre vendet e mbuluara nga projekti. Gjithashtu, projekti synon të krijojë një Akademi Rajonale mbi Turizmin e Aventurës, për të ofruar shërbime trajnimi dhe në vazhdimësi.

 

  • Share This: