
Në kuadër të projektit, “Edukimi i të rinjve si dhe ndërtimi i karrierës së tyre përmes modelit “STEAM”, që zbatohet nga Instituti Adriapol – Smart and Creative Development dhe i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), u organizua Forumi “Let’s Talk Business”. Ky forum synon të afrojë të rinjtë me botën e biznesit dhe sipërmarrjes përmes orëve të hapura informuese.
Aktiviteti u drejtua nga ekspertja e njohur në fushën e sipërmarrjes, Aelita Mani, e cila ndau historinë e saj të suksesit, sfidat e përballuara dhe këshilla praktike mbi hapat e parë drejt krijimit të një biznesi. Diskutimet ofruan një pasqyrë mbi identifikimin e ideve inovative dhe përballimin e vështirësive në tregun e punës me nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve Gjergj Canco, Herman Gmeiner, Kristaq Rama, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Meridian +.
Qëllimi i aktivitetit ishte ndarja e historive të suksesit dhe përvoja konkrete, duke i frymëzuar të rinjtë të marrin iniciativa për vetë-punësim dhe të përgatiten për tregun e punës. Aktiviteti vjen si një vazhdim i përpjekjeve për t’u ofruar të rinjve njohuri praktike dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë në fusha si shkenca, teknologjia, inxhinieria, artet dhe matematika (STEAM). Me këtë aktivitet, synohet të krijohen ura lidhëse mes të rinjve dhe tregut të punës, duke i pajisur ata me kompetencat e duhura për një të ardhme të suksesshme.
Përmes “Let’s Talk Business”, të rinjtë patën mundësinë të eksplorojnë ide të reja dhe të ndihen të mbështetur për të ndërtuar karrierën e tyre në një mjedis inovativ dhe frymëzues.