• Follow Us:

Diskutim mbi krijimin e strukturave qeverisëse për Via Dinarica

  • By Xhiljola Abdihoxha
  • News & Evenets
  • Comments Off on Diskutim mbi krijimin e strukturave qeverisëse për Via Dinarica

Instituti Adriapol, si Organizata Udhëheqëse e Vendeve për Via Dinarica në Shqipëri, nën mbikqyrjen e RCC (Regional Corporation Council) organizoi më datë 17 shkurt 2020, në ambientet e Universitetit “Marin Barleti”, një takim me palët e interesuara  për krijimin e strukturave qeverisëse për Via Dinarica. Në prezantimin e paraqitur nga ekspertja e turizmit te aventurës, znj. Puka dhe znj. Sedlakova u vu theksi në draft propozimin e strukturave të qeverisjes për Via Dinarica. Gjithashtu, prezantimi ishte i fokusuar në përshkrimin e tre fazave të qasjes së projektit, metodologjisë së përdorur, diskutim mbi katër sektorët identifikues si dhe Programin Europian të Rrugëve Kulturore. Gjatë takimit pati diskutime të frytshme midis ekspertëve dhe  operatorëve të ndryshëm turistikë, të cilët shfaqën propozimet e tyre.

 

  • Share This: