• Follow Us:

Barleti Hackathon

“Barleti Hackathon” është një program me një sërë aktivitetesh i bazuar në standarde ndërkombëtare, me qëllim zbulimin dhe mbështetjen e talenteve në grupmosha të ndryshme si: maturantë, studentë, të rinjtë dhe profesionistë. Fokusi kryesor i Hackathon, për të ardhmen digjitale, është krijimi i hapësirës dhe mundësive në formën e aktiviteteve kodim, ndërtim i aplikacioneve, softëer-ve apo pajisjeve, që bashkon programuesit kompjuterikë dhe njerëzit e tjerë të interesuar në  grup për të përmirësuar dhe për të ndërtuar zgjidhje kreative.

Programi është planifikuar për një periudhë 6 mujore me nga 1 Hackathon në muaj, sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry, Digital Finance & Fintech, Digital Health & Sport dhe Digital Social, ku fituesit e secilës kategori do të kenë të drejtën për pjesëmarrje në “Hackathon Final”. Para çdo Hackathon-i mujor do të mbahen 1 ose 2 Demo Day për orientim dhe klasifikimin e pjesëmarrësve dhe projekteve në grup.

Barleti Hackathon ka zhvilluar 7 event Demo Day dhe ka realizuar 4 evente të mëdha Hackathon sipas kategorive: Digital Tech, Digital City (Smart City), Digital Industry dhe Digital Health & Sport në qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Berat.

  • Me datë 28.01. 2023, është realizuar “Demo Day” dhe edicioni i parë i “Hackathon Barleti” në qytetin e Tiranës.
  • Me datë 25.02. 2023, , është realizuar “Demo Day” dhe edicioni i parë i “Hackathon Barleti” në qytetin e Tiranës.
  • Me datë 03.04. 2023, është realizuar “Demo Day” dhe edicioni i parë i “Hackathon Barleti” në qytetin e Tiranës.
  • Me datë 07.04. 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në dy shkolla në qytetin e Durrësit.
  • Me datë 13.04. 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në shkollen “Oso Kuka” në qytetin e Shkodrës.
  • Me datë 13.04. 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në qytetin e Beratit.
  • Me datë 19.04. 2023, në kuadër të aktivitetit “Barleti Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”, vazhdimësi e aktiviteteve cdo mujore të Universitetit Barleti, u zhvillua faza “Demo Day” në shkollën “Besnik Sykja”, në qytetin e Tiranës.
  • Me datë 20.05. 2023, është realizuar “Demo Day” dhe edicioni i katërt i “Barleti Hackathon” në qytetin e Tiranës.

Totali i pjesmarrësve është 225 dhe Totali i projekteve të propozuara është 27 ndërsa projektet e fituara janë:

Eventi Janar: 

  • projekti “Travel Albania” punuar nga nxënësit Ermal Zeqo, Eneda Jaupi, Michelle Sançolli, Merli Çela;
  • projekti “Albanian Camping” punuar nga nxënësit Ronald Lamani, Gerild Hoxha, Mateo Grifsha, Ergi Haka;
  • projekti “Fast Medical” punuar nga nxënësit Era Baboci, Arbër Shaska, Asia Dedja, Erinalda Loshi.

Eventi Shkurt:

  • projekti “Regjistër” punuar nga nxënësi Firdeus Shkalla;
  • projekti “Kërko” punuar nga nxënësi Deni Zeqo;
  • projekti “Safety eye” punuar nga nxënësit Ester Pashtanjaku dhe Michele Celkavaja.

Eventi Prill:

  • projekti “Green Future” punuar nga nxënësit Albion Zhivani, Elis Salla, Denajder Bardhi, Edian Veliaj, Leonis Hysa dhe Endri Palamani të shkollës “Hermann Gmeiner” Tiranë;
  • projekti “Auto Tech Repair” ” nga nxënësi Alvi Muka i shkollës “Irfan Ngjeçari”, Berat;
  • projekti “Krejt” i nxënësve Armela Mema dhe Era Demi nga shkolla “Oso Kuka” Shkodër;
  • projekti “Job Finder” i nxënëseve Alba Peqini, Daniela Cibuku dhe Herla Tafa nga shkolla “Irfan Ngjeçari” Berat;
  • projekti “Biblioteka Dua-L” i nxënëseve Azra Zhibjaku, Esti Piranej dhe Gledis Thorja nga shkolla “Oso Kuka” Shkodër.

Eventi Maj: 

  • projekti “Solar X” punuar nga nxënësi Erjon Gjoka nga shkolla “Petro Nini Luarasi”;
  • projekti “Qyteti i Ujit” punuar nga nxënësit Ador Sula, Ester Darti dhe Arjola Metaliaj nga shkolla “Qemal Stafa”;
  • projekti “Biblioteka Smart” punuar nga nxënësja Suada Rrustaj nga shkolla “Hafiz Ibrahim Dalliu”;
  • projekti “Sociopedia” punuar nga nxënësja Jona Kapaj nga shkolla “Dervish Hekali”.
  • Share This: