Barleti CREA-THON është një aktivitet 2 ditor në muaj ku të rinjtë (specifikisht maturantët e shkollave të mesme) prezantohen dhe trajnohen nëpërmjet ëorkshope-eve me tematika të ndryshme në fushat kreative si arkitektura, dizajni, qëndrueshmëria, mendimi kreativ.
Ky program mbështet dhe nxit për pjesëmarrje të gjithë studentët maturantë të shkollave publike dhe private të Tiranës, me një prirje drejt shkencave te Aplikuara dhe Industrisë Kreative me synim zhvillimin e aftësive krijuese të tyre dhe nxitur përgjegjësinë për t’a kthyer qytetin ku ndërveprojmë në një mjedis më të jetueshëm. Programi CREATHON po ashtu u ofron pjesmarrësve mundësinë e diskutimit, bashkëpunimit, ndarjen e ideve krijuese dhe konkurimit nëpërmjet konkurseve që do të zhvillohen për cdo tematikë.
Qëllimi kryesor i CREATHON është krijimi i hapësirës për të rinjtë e pasionuar pas dizajnit, teknologjisë dhe shkencave kreative si arkitektura apo arti publik, të kenë mundësinë për të kontribuar me idetë e tyre në një ndryshim të qëndrueshëm urban dhe të përmirësojnë jetëgjatësinë e qytetit. Kjo platformë shtrihet në formën e aktiviteteve trajnuese dhe projekteve kreative për të zgjidhur problematika të ndryshme të cilat do të evidentohen gjatë aktiviteteve.
Barleti CREA-THON ka zhvilluar 2 CREATHON-e
- CREA-THON 1- GREEN CITY: 4-5 shkurt 2023 nën kategorinë e Green City: “5 Minute Film on Energy Efficiency”
- CREA-THON 2- DESIGN THINKING: 1-2 Prill 2023 nën kategorinë Design Thinking: “Përmirësojmë Paradigmat Egzistuese”
Aktiviteti është zhvilluar në ambjentet e Universitetit Barleti me shkollat pjesëmarrëse nga qyteti i Tiranës si “Gjergji Canco” dhe “Hermann Gmeiner” në Green City CREA-THON dhe shkollat “Herman Gmeiner” dhe “Besnik Sykja” në Design Thinking CREA-THON.
Projektet e propozuara në total janë 18. Ku 6 projekte u propozuan gjatë Green City CREA-THON dhe 12 projekte gjatë Design Thinking CREA-THON.
Totali i pjesmarrësve për Green City CREA-THON morrën pjesë 21 studentë dhe Design Thinking CREA-THON morrën pjesë 20 studentë.
Projektet pjesmarrëse u realizuan në punë grupi, me nga 3 pjesmarrës secili grup. Green City CREA-THON konkludoi me fituesin e çmimit të 1-rë, nga grupi i nxënësve të gjimnazit “Gjergji Canco” me videon e titulluar “The Smart Bulb”.
Design Thinking CREA-THON u kurorëzua me fituesit e projektit“SMART LOCATION” realizuar nga nxënësit e shkollës “Herman Gmeiner” , Emi Zarmi; Amelia Stefo dhe Albion Zhivani.