• Follow Us:

UPET/PODIM 2024

Instituti Adriapol dhe Universiteti Barleti përfaqsohen në Maribor të Sllovenisë, ku po mbahet Podim 2024, një nga eventet më të mëdha për startup-et dhe teknologjinë në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore.

Barleti, si universitet inovativ dhe aplikativ, përfaqësohet nga Dr. Rezart Prifti, lektori ynë i inovacionit. Duke shfaqur arritjet tona dhe duke ndërtuar lidhje të reja dhe të frytshme, Barleti është gjithmonë në kërkim të ekselencës dhe inovacionit.

Podim është një mundësi e jashtëzakonshme që mbledh liderë dhe profesionistë të shquar nga fusha e inovacionit dhe sipërmarrjes, duke krijuar një platformë unike për ndarjen e ideve, ndërtimin e lidhjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të reja. Në praninë e investitorëve të famshëm, startup-et marrin pjesë në sesione rrjetëzimi dhe programe mentorimi, ndërsa eventi përfshin aktivitete si Pitching Competition, Founders Night dhe Investors Meetup.

Duke synuar të sjellim përparësi të reja dhe të kontribuojmë në zhvillimin e komunitetit të inovatorëve, jemi të entuziazmuar për të qënë pjesë e këtij eventi kaq të rëndësishëm për inovacionin dhe sipërmarrjen.

  • Share This: